Kryemadhi: Veliaj drejton sot 'fijet e prera' të Saimir Tahirit

Hënë, 09 May 2022 19:02

 

Për Monika Kryemadhin, mazhoranca po luan një farsë sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri duke përdorur edhe disa deputetë nga PD. Ajo tha se nëse do të kishte vullnet që Presidenti të mos ishte i njëanshëm, ishte e gjithë koha e duhur në dispozicion që të ndryshohej Kushtetuta dhe ai të zgjidhej nga populli.

Kryemadhi kritikoi edhe grupin parlamentar të PS-së dhe qeverinë teksa tha se përbërjen e kësaj të fundit nuk e lidh asgjë me socialistët. Në Report TV, ajo hodhi akuza të rënda për Erion Veliajn dhe Edi Ramën duke aluduar për një luftë mes tyre.

Kryetarja e LSI tha se Veliaj dhe Rama janë bashkë në aferat e inceneratorëve, por sipas saj kryebashkiaku i Tiranës sot drejton fijet e dikurshme të Saimir Tahirit.

 

“Sa i përket çështjes së Presidentit, kush mendon se ka një proces serioz, bëhet qesharak. Sot Kushtetuta ia lejon mazhorancës ta zgjedhë me 71 vota. Nëse mazhoranca do të kishte vullnet për të mos e zgjedhur në mënyrë të nëjanshme, le t’ia jepte popullit ta zgjidhte me referendum. Për mua neveria më e madhe është përdorimi i një grupi deputetësh, disa për karrierë apo për të qenë peng i Edi Ramës, duke u bërë fasadë dhe për të noterizuar aktet e paligjshme të Ramës.

 

Ne kemi sot një strukturë parlamentare ku deputetët e PS janë në rresht për një dhe nuk kanë integritetin dhe guximin për të kundërshtuar kryeministrin. Ju e mbani mend kur i kanë hedhur dekrete poshtë zotit Nano apo Meta qoftë edhe për emra ministrash. Po të shohësh, nuk ka asnjë lidhjes mes Partisë Socialiste dhe qeverisë. Pra e gjitha është kthyer në një farsë.

Sot shembulli që mund të kundërshtojë Edi Ramën është Erion Veliaj. Sot Veliaj drejton të gjitha fijet e prera të Saimir Tahirit dikur. Qoftë për sipërfaqet e ndërtimit e të tjera.”-tha Monika Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...