Deklarata e Ramës për presidentin, Kryemadhi: Ilir Meta, politikani që ka fituar me çdo drejtësi në 30 vite tranzicion

Hënë, 09 May 2022 20:26

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat dhe shantazhin e kryeministrit Rama ndaj SPAK për hetimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Në një intervistë për gazetarin Denis Minga, Kryemadhi ka theksuar se këto deklarata nuk e trembin aspak, përkundrazi e bëjnë të qeshë pasi Meta është politikani në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë.

 

Pjesë nga intervista:

 

Pyetje: Ju tremb ajo fjali e kryeministrit për Ilir Metën?

 

Kryemadhi: Po çfarë më tremb, më bën të qesh. Në qoftë se ka politikan në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë e kujtdo ka qenë drejtësia. Ilir Metës i është heq imuniteti në 1992 ja ka hequr Sali Berisha, pse doli në mbrojtje të punëtorëve të fabrikës së Poliçanit dhe shpëtoi policët të cilët populli i kishte marrë peng. Dhe e shiti Partia Socialiste sepse Fatos Nano mendonte që po të fusin Ilir Metën në burg nuk do të merren më me mua.

Më pas është historia e famshme e Dritan Priftit që edhe ajo, është i vetmi politikan në 30 vjet tranzicion mos harroni këtë, me drejtësi të re, me drejtësi të vjetër, me drejtësi të tashmes, me drejtësi të ardhmes. Është i vetmi deputet që ka bërë gjyq në themel, pra nuk e ka mbyllur as për procedurë se u zgjodha deputet, nuk e ka mbyllur as me raport mjekësor që jam sëmure dhe nuk e ka mbyllur as për afate.

Ka shkuar unë do të gjykohem do të bëhet ekspertiza nga fillimi deri në fund dhe në gjyq. Si ekspertimi dhe amerikan edhe anglez ina ramën pyeteni se tani nuk është prokurore dhe mund ta thotë të vërtetën i është kthyer dhe i thotë nga kjo bisedë nuk dëgjohet asgjë dhe e dyta është kjo video tjetër që këto dy burrat ndajnë lekët. Ne nuk e kuptojmë çfarë diskutojmë. Doli i pafajshëm dhe 5 me 0 dhe relatori ishte Ardian Dvorani, po jo vetëm relatori që duhet ta kishte mbyllur çështjen se ishin seancat çdo javë, e mbyllte jam sëmurë dhe vetëm kur na e sillnin në fotografi në Monako.

Thonte do ta shtyj muajin tjetër. Shkoi dhe nuk kishin çfarë të bënim më. Thirrën 52 dëshmitarë. Kishte kaq shumë gjëra sa e fitoi atë betejë 5 me 0. Iku nga zëvendëskryeministër, la imunitetin e deputetit u përball dhe e fitoi betejën.

Të njëjtën gjë me Venecian dy herë. E shkarkuan dy herë. Një herë e çuan në Venecia, i tha Venecia ore a mbushni ju apo nuk mbushni. Pastaj me Gjykatën Kushtetuese që ishte falsifikimi që bëri Etilda Gjonaj të regjistrimit të noteres ke Lana. Pastaj erdhi prap me Gjykatën Kushtetuese

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...