Berisha: S'e besoj kurrë që Presidenti i SHBA ndërhyn në gjykatat e një vendi anëtar të NATO-s

Hënë, 09 May 2022 21:52

 

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv kërcënimet e Ramës ndaj SPAK ndërsa deklaroi se ambasadorja Yuri Kim ka vepruar në kundërshtim me protokollin e Uashingtonit.

Berisha tha se po të mos kishte ndërhyrë dy javë më parë në vendimin e gjyqtares Blerina Muça, e cila i dha të drejtë grupit të Alibeajt që ankimoi vendimin e Agron Zhukrit për 11 dhjetorit, mund ta vlerësonte një qëndrim të tillë.

 

“Kur e di që ndërhyri me të gjithë autoritetin e saj, të merret një vendim të shkruhet ligji në gjykatë, të merret një vendim që s’është marrë kurrë, nuk është shpallur kurrë palë ai që s’ka qenë palë.

 

Unë nuk mund të kem një vlerësim të veçantë, në radhë të parë është zonja që duhet të respektojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë të këtij vendi, dhe jo sapo reagohet të dilet të thuhet se përfaqëson Presidentin e SHBA.

 

Kam respekt të palëkundur për Presidentin e SHBA. E kam thënë që kur u zgjodh që është mik i kombit shqiptar dhe nuk besoj që kreu i SHBA, është që përfaqësuesit e tij të ndërhyjnë në një proces gjyqësor në një vend anëtar të NATO-s.

Ajo ndërhyrje e bërë, që e pranoi dhe vetë ishte një atak i madh kundër pluralizmit në Shqipëri.

Nëse qeveria amerikane janë të interesuara për fakte konkrete, ua jap pa asnjë diskutim. S’mund ta besoj kurrë që qeveria amerikane, të jenë për të ndiktuar vendimet anti-ligjore gjykatësve në Shqipëri.

Ajo zonja, Muço, është në vetting. Vettingun e saj e ka një mik Erion Veliajt.”-tha Berisha

Modifikuar më Hënë, 09 May 2022 21:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...