‘Rama flet me bandat’, kërkohet hetim parlamentar

Tuesday, 10 May 2022 14:34

 

Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi ngritjen e komisionit hetimor, për të hetuar dëshminë e ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili u shpreh se ka biseda telefonike të kryeministrit Edi Rama me bandat. Berisha ngriti gjithashtu dyshime se kreu aktual i qeverisë Edi Rama, mund të ketë gisht në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi këtë të hënë nga foltorja e Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor urgjent për dëshminë e prokurorit Arjon Ndoja, i cili ka deklaruar se ka të regjistruara bisedat telefonike të Edi Ramës me bandat.
Berisha ngriti dyshime, se kreu i qeverisë ka gisht në atentatin që iu bë prokurorit Ndoja 2 vite me parë.

Në fjalën e tij në parlament, Berisha hodhi akuza të forta, se Edi Rama, me kërkesë të presidentit turk Erdogan, po i bën presion kreut të KMSH-së, Bujar Spahiu, për të dhënë dorëheqjen.

Teksa u ndal tek ngjarja në Kavajë, ku 31-vjecari Ilvi Meta u gjet i vdekur ne komisariat, Berisha dënoi qëndrimin e regjimit për këtë rast që sipas tij nuk është i izoluar, ndërsa e quajti vrasje të mirëfilltë shtetërore. Berisha u kërkoi deputetëve në sallë 1 minutë heshtje në nder të Ilvi Metës, por kësaj thirrje nuk iu përgjigjën deputetët e mazhorancës, të cilët ndryshe nga ligjvënësit opozitarë, zgjodhën të flisnin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...