Rama i përgjigjet Yuri Kim dhe urdhëron SPAK: Hetoni Sali Berishën...

E mërkurë, 11 May 2022 10:55

 

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Socialiste, duke folur për Reformën në Drejtësi, iu përgjigj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se “do ta dimë që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij, të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë”.

“Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri, të shpallur non-grata nga SHBA, me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta besh këtë, thuajse një vit pasi shpallja non-grata është bërë.

Nuk kam kërkuar dënim, por hetim për një çështje që është gur në qafë për Shqipërinë. Që të zbardhet deri në fund e vërteta. Kjo drejtësi duhet të çlirohet nga çdo frikë dhe kompleks dhe më në fund të hetohet 21 janari. Të hetohet nëse është apo jo krim shtetëror. Çfarë presioni është ky? Çfarë ngutje është kjo?

 

Këtu jemi sepse akuza është aq e fortë, aq e drejtpërdrejtë, aq nominale sa nuk ka ku të shkojë. Nuk mund të vihet në pyetje as besimi dhe as serioziteti te SHBA, sepse u bë një vit që dëgjojmë që kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë edhe Departamenti i Shtetit. Por nuk mund të vihet as besimi te serioziteti në drejtësinë e re,” tha Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...