Berisha: BE respekton votën në PD, datën e zgjedhjeve e caktoi Kuvendi

E mërkurë, 11 May 2022 13:23

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e tij për shtyp se Bashkimi Europian do të respektojë votën në PD.

“Pavarësisht nga demarshet, BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori i BE-së, që ne do respektojmë votën,” tha  Berisha

I pyetur nëse do shtyhen zgjedhjet për kreun e PD-së, siç ka kërkuar kandidati Ibsen Elezi, Berisha tha se kjo datë është caktuar nga Kuvendi.

 

“Duke shprehur respektin tim për zotin Elezi, ftesa ime është që të shqyrtohet mundësia e plotësimit të çdo kërkese të ligjshme të zotit Elezi. Por një gjë do u them: datën e zgjedhjeve e ka caktuar Kuvendi Kombëtar. Është jashtë çdo kompetence të organeve drejtuese, përveç Kuvendit, as Këshilli Kombëtar nuk duhet ta anulojë.

 

Duhet të mblidhet Kuvendi që të anulojë datën. Kjo është e vërteta,” tha Berisha.

Lidhur me caktimin e dy deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi për t’u konsultuar me aleatët për zgjedhjen e Presidentit, Berisha tha se “qëllimi i PD-së është që të diskutojë, shkëmbejë mendime, me aleatët e saj për qëndrimin që duhet të dakordësojë ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit. PD, mendoj unë, është e detyruar që qëndrimet e saj të mëdha, ti diskutojë dhe me partitë e tjera”.

Ish-kryeministri deklaroi disa herë se kundër tij nuk ka ndonjë provë apo fakt që mund ta çojë përpara drejtësisë.

“Unë do mbroj të vërtetën të vërtetën, do zbatoj ligjin ligjin dhe vetëm ligjin në të gjithë jetën time”, u shpreh ish-kryeministri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...