PS refuzoi të njohë genocidin serb në Srebenicë, Berisha: A jeni shqiptarë ju mor, apo jo?!

E Enjte, 12 May 2022 15:53

 

“A jeni shqiptarë ju apo jo?! Si mund ta bëni një veprim të tillë?! - ishin fjalët me të cilat iu drejtua sot i revoltuar, ish-Kryeministri Sali Berisha, deputetëve të PS që nuk pranuan të njohin me rezoltutë, genocidin serb në Srebenicë të Bosnjë Hercegovinës, akt që e rreshtoi Shqipërinë me Serbinë vet, Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Tipari më kardinal i narkoshtetit u shfaq sot në këtë palament: refuzimi i denoncimit të genocidit serb në Srebenicë, - tha Berisha në foltoren e parlamentit, - të cilin e ka dënuar Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA e çdo vend tjetër i lirë përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putinit!

U bashkuat sot me ta në aktin më të turpshëm, më të paimagjinueshëm, duke qenë vetë komb që ka pësuar genocide ciklike që nga 874-a deri në vitin 1999!

 

S'e ngritët dot dorën sepse “Dirigjenti” nuk iu lejon, sepse civiliteti ju mungon!

 

Cilido që të ishte urdhri, ai që vihet përballë gjenocidit, i cili shënon kulmin e krimeve, vrasjeve përdhunimeve - të gjitha së bashku, ju çuat ato kartona të kuq duke u bërë qenie me të zeza se kurrë në jetën tuaj!

Ç’është ajo mor?!A jeni shqiptarë ju apo jo?! Si mund ta bëni një veprim të tillë?!" - shprehu ai habinë e pëzier me zemërim.

E ndërsa Berisha vazhdoi fjalën, Zv.kryetarja e Kuvendit i mbylli mikrofonin: "Mbaroi koha juaj për replikën, z. Berisha! Ju lutem uluni.

Berisha: Një minutë! Se kjo është e vlefshme edhe për ju, zonjë!

Zv.Kryetarja: Jo, uluni, dy minuta është koha për replikë, nuk është më shumë.

Berisha vazhdoi pa mikrofon...

Zv. Kryetarja: Zotëri, lironi foltoren dhe uluni, fjala është një koleg tjetër tani, z. Çollaku e ka fjalën.

Por, ish-kryeministri Berisha e çoi deri në fund denoncimin dhe akuzën e tij, e cila, edhe pse nuk u kap nga kamerat, u dëgjua plotësisht nga deputetët socialistë të pranishëm në atë seancë: "Ky është akti më i turpshëm!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...