25 prilli/ Berisha: I tregova Bashës zyrat ku të denonconte manipulimin, nuk lëvizi një hap

Premte, 13 May 2022 20:14

 

Nga Elbasani ku zhvilloi takimin me qytetarët, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 22 majit, për kryetarin e PD, lideri historik Sali Berisha foli edhe për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Berisha rrëfeu si ia doli opozita në 2001 të faktonte dhe denonconte manipulimin e zgjedhjeve parlamentare duke trokitur me prova e dokumente në dyert e kancelarive europiane.

Pas zgjedhjeve të prillit të kaluar, Berisha tha se i ka treguar Bashës se cilat zyra duhet të vizitonte, por ai nuk bëri asnjë lëvizje të kësaj natyre, duke lënë Edi Ramën të marrë mandatin e tretë.

"Kësaj here, komisioni i vëzhguesve lëshoi një komunikatë shumë të ndershme, patronazhistët, shteti elektoral, dhunimi maksimal i zgjedhjeve, krimi, blerjet, të gjitha. Për fat të keq, në vend që të na thërriste të mbushnim sheshet dhe t'i thonim ne zgjedhjet nuk t'i falim, të qëndronim në Tiranë derisa të përmbysnim zgjedhjet, në mënyrën më të papërgjegjshme, shpalli fushatën e vet elektorale për t'u zgjedhur kryetar. Para se ta bënte këtë e thirra, për protestat ishte problematik, bënte sot një protestë, i binte telefoni, të nesërmen i shuante, i them, tani provat i kemi, 900 mijë patronazhistë, ky është sistem, që kur u hoq sistemi skllavopronar, ata e vendosën që t'i manipulonin skllevërit përsëri dhe e kanë përdorur edhe diktaturat komuniste. Komuniteti Ndërkombëtar qëndroi se nuk e kishte parë ndonjëherë atë. Shteti u përdor i tëri në fushatë. I tregova të gjitha zyrat ku kisha shkuar dhe ku duhet të shkonte zotëria e tij që të bënte avokatinë e votave. Ai tha po, dhe nuk lëvizi një hap. A mund të mbrojmë ne votën? Absolutisht po, le të guxojë ta prekë dhe nuk do ta gëzojë kurrë", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...