Vota kundër rezolutës për Srebrenicën, jehonë në mediat ndërkombëtare: Rama mik me Vuçiç

Saturday, 14 May 2022 09:39

 

Refuzimi i Rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës pati jehonë në mediat ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja, rrëzimi i kësaj rezolute vjen në një kohë kur miqësia mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje.

Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e deputetit të opozitës për të shqyrtuar dhe mbështetur një rezolutë që dënon krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë në vitin 1995 si gjenocid.

Ky refuzim ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare ku kanë shkruar se propozimi i deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu u hodh poshtë nga votat e deputetëve të Partisë Socialiste, që përbëjnë shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajmi ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare duke shkruar se ky propozim solli përplasje në Kuvendin e Shqipërisë dhe nxori në pah pikëpamjet e ndryshme me qëndrimet ndaj luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Përmes një artikulli të posacëm, Radios Amerikane “Evropa e Lirë” sjell në vëmendje debatet në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës, dhe akuzat e rënda mes njeri tjetrit.

Image

Në këtë artikull theksohet se qendrimi i socialistëve kundër rezolutës, vjen pikërisht në kohën e marrdhënieve të ngushta të kryeministrit Rama me Presidentin Serb, Aleksandër Vuçiç, iniciues të nismës “Ballkani i Hapur”, e cila lë jashtë Kosovën.

Gjithashtu Radio Evropa e Lire sjell në vemënedje se përkundër klasifikimit ndërkombëtar që krimet në Srebrenicë të njihen si gjenocid, në Serbi autoritetet shtetërore vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin dhe të mohojnë që krimet në Srebrenicë ishin gjenocid.

 

LEXO EDHE Berisha: Të ngrihemi për të mbrojtur interesin kombëtar
Euroactiv, media zyrtare pranë institucioneve të Bashkimit Europian në Bruksel shkruan se kjo rezolutë vjen për shkak të miqësisë në rritje të partisë në pushtet me Serbinë.

 

Lajmi bëri bujë edhe në mediat austriake, ku revista Kosmo shkruan se kjo rezolutë u rrëzua me 51 vota, ndërsa citon deklaratat e liderit historik demokrat, Sali Berisha, se deputetët e Partisë Socialiste votuan kundër me urdhër të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Edhe Al Jazeera në serbisht dhe agjencia turke e lajmeve, Anadolu, i kanë kushtuar një vend të rëndësishëm rrëzimit të rezolutës për Srebrenicës me votat e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Por jo vetëm në mediat ndërkombëtare, të cilat vunë theksin tek miqësia në rritje mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Ky votim ka gjetur jehonë të madhe në mediat serbe, të cilat kanë vlerësuar qëndrimin e partisë socialiste, për të mos dënuar krimet në Srebrenicë, duke vlerësuar për këtë rolin e Edi Ramës për marrëdhëniet e mira me serbinë dhe bashkëpunimin mes qeverive të dy vendeve.

E shumë media të tjera serbe, i referohen qëndrimit të Edi Ramës, që nuk mori në konsideratë rezolutën, e më pas të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Kuvend ngritën kartonin kundër

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...