Rama mohoi gjenocidin serb/ Berisha: Akt vasaliteti! Ministrja e Jashtme çonte kartonin

Saturday, 14 May 2022 19:01

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka dënuar sërish votën kundër të Edi Ramës dhe deputetëve të PS, që rrëzoi rezolutën e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnje Hercegovinës.

Nga Fieri ku zhvilloi Foltoren me demokratët, Berisha e quajti Ramën vasal dhe u shpreh se kryeministri shkelmoi interesin kombëtar, ndërsa i kujtoi edhe krimet serbe ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

 
"Në mënyrën më të paimagjinueshme, deputetët e PS votojnë kundër dënimit të gjenocidit në Bosnje. Ai turp na ka rënë edhe ne, të jeni të sigurt. E kuptoni se çfarë do të thotë kjo? Çfarë kombi qenkan këta shqiptarët? Si ka mundësi të ndodhë kjo? Ata e votuan, por problemi është se turpi iu mbetet të gjithë shqiptarëve dhe i madh. Ministrja e Jashtme çonte kartonin. Pse e pranon ti gjenocidin serb që e voton kundër? Ky është akt primitiv, ky është akt vasaliteti i plotë, shklelmon totalisht në radhë të parë interesin tënd kombëtar, në radhë të dytë shkelmon mbi kombin tënd si komb i qytetëruar, por kombet e qytetëruara nuk pranojnë kurrë gjenocide. Por ti shkelmon edhe mbi ato viktima të Bosnjes dhe që janë më shumë në Kosovë shqiptarë po t'i marrësh nga 1874 e gjer në 1999", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...