Vota e rilindjes kundër masakrës së Srebrenicës, Bumçi: Qëndrim serb

Diel, 15 May 2022 11:14

 

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka pranuar të votojë rezolutën e propozuar nga Tritan Shehu për dënimin e masakrës së Srebrenicës nga ushtria serbe.

Ish-deputeti Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News, tha se propozimi i kësaj rezolute erdhi nisur nga zhvillimet që po ndodhin në rajon.

Aldo Bumçi: Janë zhvillimet në rajon he zhvillimet në Ukrainë. Në rajonin tonë kemi një rikthim të nacionalizmit serb, është një version i ri i Serbisë së Madhe. Kjo është shfaqur me qëndrime që shkojnë kundër vlerave themelore që është stabilizuar paqja dhe stabiliteti në rajon, që është: Krijimi i destabilizimit në Bosnje, incidentet në Mal të Zi. Kemi një Serbi që po armatoset dhe pyetja është pse armatoset, kur nuk kërcënohet nga asnjë vend.

Ai tha se Rama detyroi deputetët e tij të hidhnin votën kundër pasi presidenti serb është kundër kalimit të rezolutave të tilla në parlament.

 

Veprimin e mazhorancës për dënimin e gjenocidit serb, Bumçi e ka konsideruar qëndrim serb.

Aldo Bumçi: Rama ka ndërtuar një marrëdhënie jo normale ku shqiptarët nuk gjejnë dot asnjë interes kombëtar në marrëdhënien e tij me Aleksandër Vuçiç. Arsyeja pse Rama nuk e votoi dhe detyroi grupin e tij që të mos votonte rezolutën e Srebrenicës është se Vuçiç është kundër kalimit të rezoluta të tilla. Ky është një qëndrim serb dhe ky është një rast flagrantë. Rama ka devijuar nga shinat e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Ky është akti më i rëndë që tregon kapjen e tij, nënshtrimin e tij ndaj Aleksandër Vuçiç dhe kjo marrëdhënie nuk i shërben një interesi kombëtar të shqiptarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...