Berisha: 'Open Balkan' nismë e Vuçiç! Serbia s'mund të integrohet pa njohur genocidet

Hënë, 16 May 2022 18:55

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga qyteti i Kukësit ku shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu pasi më 22 maj mbahen zgjedhjet për kreun e PD, deklaroi se nisma ‘Ballkani i Hapur’ është projekt i mrifilltë i Aleksandër Vuçiç

Berisha theksoi se Serbia nuk njeh asnjë gjenocid ndërsa shtoi se Vuçiç ka qenë në rrafshin ideologjik si Millosheviçi. Më tej Berisha u shpreh se nëse Serbia ka qëllime integruese, nuk mund t’i arrijë ato pa njohur gjenocidet.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka një miqësi të ngushtë dhe është bërë pjesë e nismës ‘Ballkani i Hapur’ që dukshëm është kundër interesave të Shqipërisë.

“Projekt i Vuçiç, i cili nuk njeh gjenocide, nuk njeh gjenocidin serb në Bosnjë e në Kosovë. Kjo nuk mund të kapërcehet.
Natyrisht diplomacia është diplomaci, por Serbia nëse ka qëllime integruese nuk mund t’i realizojë kurrë pa njohur genocidin.

Jo për ta ndëshkuar por për ta ndihmuar, pasi njohja e gjenocidit është një kusht që mos ta përsërisësh më.

Kusht që të bazosh, të transformosh të gjitha qëndrimet, politikat tuaja që mos të përsëritet.

Vuçiç e di se cili ka qenë roli i tij. Nuk them se ishte kryesori, por në rrafshin ideologjik një llojë Gebelsi për Millosheviçin.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...