Shefi i stafit të Pompeo: Fotot me Alibeaj nuk janë mbështetje politike!

Hënë, 16 May 2022 23:18

 

'Foto me Alibeajn, asnjë mesazh politik, si me të gjithë pjesëmarrësit'.

Kështu shprehet shefi i stafit të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo lidhur me foton që ai bëri sot me deputetin Enkelejd Alibeajn, të cilin mazhoranca kërkon ta 'shesë' si kryetar të opozitës.

 


Përmes një emaili drejtuar aktiviste së Partisë Republikane, Evi Kokalari, sot në orën 19:00, shefi i stafit të Pompeo, Jim Richardson sqaron se fotoja me deputetin Enkelejd Alibeaj ka qenë rutinë, njësoj si me të gjithë të tjerët, dhe pa asnjë mesazh politik.

 

 

Kokalari zbuloi mesazhin në Çim Peka Live, në Syri Tv.

 

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Mike Pompeo e dinte që kishte opozitën fasadë përballë?

Evi Kokalari: Absolutisht që jo! Madje, unë i dërgova fotografinë e Alibeajt me Pompeo, shefit të stafit, duke i thënë specifikisht: Këta të katërt që janë në fotografi, janë personat që unë po mundohesha t'ju thoja që janë fasada e opozitës dhe jo të vërtetët e opozitës. Gabim që nuk ia dhash me emra. Ia kam shkruar çfarë krijoi këta dhe ata e dinin situatën dhe ishte e lehtë për ta kuptuar. Përgjigjja e Jim ishte në orën 19:00: Përshëndetje Evi! Sekretari bëri foto me të gjithë në event, dhe nuk pati asnjë deklaratë politike. Foto bëri edhe Ilir Kulla, bëri edhe Alibeaj. Pika kryesore ishte që nuk pati deklarata politike. Vizita e tij nuk ishte zyrtare dhe e kanë shfrytëzuar gabimisht në mënyrë të pafytyrë, që ne e presim nga këta. Nëse më përgjigjet para se të mbarojë emisioni, do ta publikoj emailin me shefin e stafit të Pompeo

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...