Presidenti Ilir Meta dekoron Myftiun e Tetoves Z.Qani Nesimi

Tuesday, 17 May 2022 10:10

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

Tiranë, 16 Maj 2022

I nderuar Z. Nesimi,
Të nderuar familjarë dhe të ftuar,

Me dëshirën e mirë për të evidentuar personalite shqiptarë, të cilët kanë dhënë kontribute të qënësishme në promovimin dhe lartësimin e vlerave të kombit tonë, kam vendosur t’i akordoj Myftiut të Tetovës, Z. Qani Nesimi, t’i jepet titulli “Naim Frashëri”, për kontributin e tij të çmuar në forcimin e mëtejshëm të harmonisë fetare dhe të identitetit tonë kombëtar.
Z. Nesimi ka një rol dhe kontribut të spikatur si studiues e akademik në evidentimin e vlerave kombëtare, ato vlera që i përbashkojnë shqiptarët, vlerat e bashkëjetesës, harmonisë fetare dhe respektit reciprok midis tyre.
Në analizën e tij studimore, “Ortodoksët shqiptarë të Rekës së Epërme”, Myftiu Qani Nesimi hulumton thellë mbi identitetin tonë kombëtar, si një vlerë e cmuar.
Kombi dhe besimi janë të lidhur me njëri tjetrin pandashmërisht, ndërsa besimi është hyjnor e shpirtror, kombi është jetik dhe i pazëvendësueshëm.
Studimet e tij “Ortodoksizmi te shqiptarët“, apo “Dialogu-obligim hyjnor“, kanë në themel të tyre atë që është e veçantë tek shqiptarët, si rrallë në kombet e tjera – bashkëjetesën dhe harmoninë fetare.
Mjaft të vlerësuara në botën akademike, brenda e jashtë vendit, janë dhe kontributi i tij analitik për rolin e hoxhallarëve të Tetovës në mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar, si edhe argumentat e qasjet e tij mbi fenë islame dhe identitetin shqiptar, në librin “100 vjetori i shtetit shqiptar dhe shqiptarët”, publikuar me rastin e njëqind vjetorit të pavarësisë.
Myftiu i Tetovës operon në një mjedis të veçantë, ku marrëdhëniet ndërmjet besimeve fetare dhe etnive të ndryshme kanë një rol përcaktues në të gjitha zhvillimet shoqërore e politike. Në asnjë rast ato nuk duhet të jenë përjashtuese, por integruese dhe pasqyrim i vlerave më të mira evropiane.
Z. Nesimi e përcakton më të drejtë islamin Shqiptar si islam evropian, jo radikal dhe se në asnjë rrethanë nuk duhet të mendohet e aq më pak të përdoret për arsye politike.
Marrëdhëniet e besimtarëve shqiptarë janë të lidhura njëkohësisht me bindjet e tyre shpirtrore dhe kombëtare, çka na dallon ne nga kombe të tjerë.
Janë të shumta kontributet e Z. Nesimi në këtë fushë, me shumë rëndësi për kombin tonë. Për rrjedhojë, kam kënaqësinë t’i akordoj atij titullin e lartë “Naim Frashëri”.
Faleminiderit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...