A e ka mbyllur kapitullin e bashkëpunimit me Ramën? Meta: Sovraniteti do të jetë prioriteti im

Tuesday, 17 May 2022 12:50

 

Presidenti Ilir Meta, deklaroi sot se pas 24 korrikut, ai do të nisë kapitullin e ri në politikë.

“Data 25 korrik qëllon ditë e hënë, ditë pune. Filloj një kapitull të ri me energji të pashtershme. Më 25 korrik e tutje, pesimizmi është kohë e humbur për shqiptarët”.

“Shqipëria e pret Ilir Metën. Ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për vendin e pret Ilir Metën. Kohën e kemi përpara. Shqiptarët presin një lidership që mban fjalën. Shqiptarët presin llogaridhënie nga të gjithë.

 

 

Pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet, të cilën e ka kapur për fyti?

 

I bën thirrje SPAK që të hetojë Ilir Metën? Pa asnjë diskutim, shumë mirë bën këtë gjë. Madje t’u çojë edhe pyetjet me anë të Agaçit. Ilir Meta ka armët më të forta: e vërteta dhe transparenca. Meta nuk i shmanget kurrë të vërtetës.

Për një gjë dua ta siguroj, pas 24 korrikut, me qindra e mijëra shqiptarëve, do të shkojë te SPAK me fakte dhe prova për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë përpara syve të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

U bën thirrje që të hetojnë Saliun? Kush i ka penguar të hetojnë? Kush i ka penguar të hetojnë Ilirin? Këtë e bëjnë që të mos hetojnë Stelën, Mërtirin dhe të gjithë grupin e strukturuar kriminal që drejtojnë Shqipërinë.

Pse do frenojnë Ilirin me këto përralla dhe këto mashtrime? Ai e njeh Ilirin më mirë se të gjithë këto 32 vite. Këto të gjitha bëhen që të spostohet vëmendje dhe ai të kalojë i pari në botë, t’ia kalojë edhe Zambias për korrupsion. Fajin e ka Iliri dhe Saliu. Ai nuk di asgjë për këto afera, nuk di gjë për inceneratorët,” tha Meta.

Kreu i shtetit u pyet edhe nëse e ka mbyllur kapitullin e bashkëpunimit me Edi Ramën.

“Unë kam qenë, jam dhe do mbetem në shërbim të popullit dhe Republikës së Shqipërisë. Çdo raport, çdo marrëveshje që kam pasur në të kaluarën ka qenë e hapur dhe në shërbim të integrimit evropian të Shqipërisë,” tha Meta.

“Gjithçka dhe bëhet në këtë funksion. Nga 25 korriku, integrimi europian do jetë prioritet për mua. Por në radhë të parë do jetë sovraniteti, pasi kemi cenuar në radhë të parë sovranitetin e qytetarit shqiptar. Por edhe sovraniteti në një kuptim më substancial pasi janë prekur rëndë interesat kombëtare, është prekur integriteti ynë kombëtar. Asgjë nuk është e rastësisshme nëse i shohim në vijimësi. Të gjithë ata që do punojnë për sovranitetin, do bashkëpunoj në mënyrën më të hapur dhe të sinqertë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...