'Teatri u shemb nga Luli-Edi&Co për t’i lënë vendin betonit të korrupsionit'

Tuesday, 17 May 2022 13:21

 

Nga Monika Kryemadhi

Teatri Kombëtar u shemb në 17 Maj 2020 nga bashkëpunimi Luli-Edi&Co për t’i lënë vendin betonit të korrupsionit qeveritar.

Unë jam e bindur se ai teatër nuk do të ishte shembur kurrë dhe reagimi i qytetarëve të Tiranës, që u shprehën pa ngjyrime politike, do të kishte triumfuar, nëse do të ishin bërë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë, publik, civil. Kjo do të kishte krijuar një mburojë të pathyeshme për TK.

Shumë prej këtyre më sipër, e humbën moralin, teksa nga kalorës të betejës fisnike për teatrin kombëtar, u kthyen në lypës shpresues për ndonjë metër katror në kullat e mëdha, apo ndonjë leje ndërtimi në bashkinë Tiranë.

Në këtë ditë, le të shërbejë imazhi i shembjes së Teatrit Kombëtar, për të fiksuar në mendje se oferta e autokracisë Rama është përparësia e korrupsionit dhe interesave klienteliste mbi interesin qytetar.

Dhe, se vendi ka nevojë për institucione publike me integritet, ashtu siç ka nevojë për drejtësi dhe opozitë të vërtetë, në mënyrë që betoni i korrupsionit dhe qytetet e boshatisura të mos jenë e ardhmja jonë e vetme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...