Presidenti i Malit të Zi: Nuk pajtohem me Abazoviçin për ‘Ballkanin e Hapur’

Tuesday, 17 May 2022 17:38

 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përsëritur qëndrimin e tij kundërshtues për nismën ‘Ballkani i Hapur’, të cilën e kanë themeluar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Gjukanoviç, pas takimit që pati të martën me presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, tha se Malit të Zi dhe shteteve të rajonit u duhet anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo alternativat, siç e quajti ai ‘Ballkanin e Hapur’.

Ai foli edhe për qëndrimin e kryeministrit Dritan Abazoviç, i cili ka qëndrim më të butë për ‘Ballkanin e Hapur’.
‘Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, e mbështet edhe këtë. Gjithashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit’, tha Gjukanoviç, raporton ‘CDM.me’.

Pos Malit të Zi, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ‘Ballkanin e Hapur’ nuk e kanë përkrahur as Kosova e as Bosnjë-Hercegovina.

‘Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë. Besoj se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë mbylljen e kapitujve të negociatave dhe besoj se me pjesëmarrjen e plotë në Procesin e Berlinit do t’i japim vetes një moment të mirë dhe se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që e ndërtuam në periudhën paraprake dhe u bëmë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së’, theksoi Gjukanoviç.

Presidenti i Malit të Zi, të mërkurën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...