Berisha: Koha tregoi që revolucioni ynë nuk ndalej, tani jemi opozita e vërtetë

Tuesday, 17 May 2022 19:27

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Durrësi se koha tregoi se revolucioni për rithemelimin e PD-së nuk ndalet.

“Së pari ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj me mirënjohje të thellë për mbështetjen që i keni dhënë PD-së që nga dita e parë e themelimit e deri më sot, dhe veçanërisht për rolin tuaj në rithemelimin e kësaj force politike.

 

Ne vijmë sot këtu në Durrës pas një udhëtimi të vështirë, pas një udhëtimi plot pengesa, por e vërteta është pas një udhëtimi unik në historinë e Europës.

 

 

Në një moment të caktuar, ne ndërmorrëm udhëtimin tonë për t’u rikthyer te vlerat tona, për t’u rikthyer te parimet tona, për të ngritur në këmbë forcën tonë politike, që kalonte nga disfata në disfatë. Në fillim të kësaj lëvizje, askush nuk parashikonte se sot do ishim një forcë aktive me 40 mijë e më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh, një ushtri e vërtetë misionarësh. Burra dhe gra, djem dhe vajza të një autoriteti të madh moral dhe të veçantë, të cilët u përballën me çdo lloj vështirësie. Unë jam dëshmitar i trysnive të pandershme që u ushtruan ndaj jush nga institucionet e një shteti që nuk njeh ligj e parim. Jam dëshmitar edhe i presioneve të një klientele private që është shndërruar në segmente të mafias shtetërore. Jam dëshmitar i presioneve të mafies së George Soros në çdo hap tonin drejt demokracisë dhe lirisë. Të gjitha këto nuk na kanë penguar.

Kam deklaruar dhe deklaroj se kjo lëvizje është e pandalshme. Ishte shprehur se ky revolucion nuk ndalet më. Koha tregoi që nuk ndalet. Ngadhënjeu mbi çdo pengesë, mbi çdo përpjekje dhe sot ja ku jemi; opozitë e vërtetë e Shqipërisë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...