'Presidenti'/ Berisha: Farsë e turpshme e Ramës me pseudo-opozitarët! Në 22 Maj...

E mërkurë, 18 May 2022 19:05

 

Nga Berati ku zhvilloi takimin me demokratët, në vijim të turit në kuadër të zgjedhjes së kryetarit të PD, lideri historik Sali Berisha e quajti farsë procesin e zgjedhjes së Presidentit.

22 maji, tha Berisha, do të jetë dita e kontrastit mes demokratëve që do të votojnë për kryetarin e ri të PD dhe farsës me zgjedhjen e Presidentit, mes Edi Ramës dhe pseudo-opozitarëve.

"Ftoj çdo demokrat dhe demokrate të qarkut të Beratit, ditën e diel të merrni pjesë në procesin e votimit për kryetarin e PD, të votoni të lirë, të votoni të lirë në ndërgjegjen tuaj. Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra dhe gra, djem e vajza me ideale të larta fisnike dhe farsës së turpshme që po zhvillon Edi Rama me pseudo-opozitarët me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës, i cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë, por me një procedurë dinjitoze siç parashikon Kushtetuta e vendit", tha Berisha.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...