Meta: Mbështes Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO

E mërkurë, 18 May 2022 21:04

 

Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria mbështet kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

“Mbështes fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga Ambasadorët respektivë. I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim. Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t’i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë. #ËeAreNATO” shkruan Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...