Tallja me Alibeajn/ Analistët: Fitoi të drejtën që ia jep Kushtetuta

E Enjte, 19 May 2022 10:05

 

Enkelejd Alibeaj vazhdoi farsën presidenciale një ditë më parë, duke arritur kulmin pasi deklaroi se kishte arritur një marrëveshje.

E ashtuquajtura marrëveshje, parashikon që opozita të propozojë kandidatë në raundet humbëse. Deklarata e tij u prit me tallje në median sociale.

“Nuk e kuptoj këtë lajmin që po bubullin në çdo ekran se opozita paska fituar të drejtën për të propozuar kandidat për President në raundin e dytë dhe të tretë! Këtë të drejtë kushtetuta ja jep çdo grupi deputetësh prej 20 vetësh!” ironizon analisti Lutfi Dervishi.

 

 

Edhe analisti Ylli Manjani ndan të njëjtin mendim.

 

“Nuk e kuptoj, përse duhet marrëveshje politike nëse 20 deputetë bëhen bashkë për të propozuar një kandidat për President,siç shkruhet në Kushtetutë?! Marrëveshje për të zbatuar diçka që është e shkruar në Kushtetutë?! Opozita del në provim para mazhorancës!!!!

Uauuu, çfarë logjike! Ç'farë muhabeti është ky?! Politikë apo pazar?! Dialog apo dialesh?! Konsensus apo cirk? Pfffffff... neveri!

Një gjë e arriti Lul Basha tash 9 vite, opozitën e "Kërpëratës". Do ta kemi mesa duket edhe nja 3 vite të tjera... Akoma më shumë neveri...”, shkruan ai.

Modifikuar më E Enjte, 19 May 2022 20:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...