ARRSH, 15 miliardë lekë pa garë vëllait të shefit të Gardës

E Enjte, 19 May 2022 14:07

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall fitues pa garë të tenderit prej 15 miliard lekësh, kompaninë “2T” shpk, në pronësi Artan Sakos, vëllai i drejtuesit të Gardës së Republikës. Dyshohet se kompania 2T është favorizuar për tenderat publike, pasi është e përfshirë në ndërtimin e një godine në pronësi të bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama

Kompania “2T” shpk, me ortak kryesor Artan Sakon, ka fituar tenderin për Mirëmbajtjen e Rrugëve të Rajonit Qendror dhe Jugor, me vlerë rreth 15 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

 

Tenderi është shpallur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në 10 mars të këtij viti dhe rezultatet janë shpallur këtë të mërkurë në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se në tender ka marrë pjesë vetëm “2T” shpk, pasi nuk jepen të dhëna për asnjë kompani tjetër garuese.

Kompania ndërtuese “2 T” shpk është në pronësi të Dritan Troski dhe Artan Sako, i cili është njëkohësisht edhe administrator.

Artan Sako është vëllai i Gramoz Sakos, drejtuesit jetëgjatë të Gardës së Republikës.

Shefi i Gardës është emëruar në këtë pozicion nga kryeministri Edi Rama në vitin 2013, menjëherë sapo mori pushtetin dhe vijon të jetë ende në detyrë.

Ndërkohë, për kompaninë “2T” shpk ka pasur dyshime publike se ajo është përfshirë në ndërtimin e një godine në pronësi të familjes së bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama dhe për këtë arsye është favorizuar në tendera publikë.

Megjithatë, këto dyshime publike nuk janë formalizuar asnjëherë dhe nuk rezulton të ketë pasur ndonjë hetim penal ndaj saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...