Thirrja e Ramës për hetimin e Metës/ Presidenti: Kryeministri ka ato ankthet e veta nga drejtësia e tij! Frika ime e vetme është…

E Enjte, 19 May 2022 22:44

 

Presidenti Ilir Meta komentoi thirrjet e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për ta hetuar. Kreu i Shtetit tha se Rama ka ankthe dhe frikë nga drejtësia që e ka kapur vetë.

 

I ftuar në emisionin “Të Pakespozuarit”, Meta u shpreh se nuk i është shmangur kurrë drejtësisë.

Presidenti thotë se frikë ka vetëm nga e vërteta dhe ligji.

Ylli Rakipi: Ndiheni të frikësuar nga SPAK?

Meta: Zoti Rama ka ato frikat e veta dhe ankthet e veta dhe kërkon të çlirohet. Ka shumë shokë që i ka bërë bedela për korrupsionin e tij. Ato janë cironka në të gjithë këto afera. Asgjë nuk bëhet pa vullnetin e kryeministrit. Të gjitha ato aktet janë kundërshtuar nga shumë ish-ministra. Ai ka hallet e veta. Ka 10 vjet që po qeveris në Shqipëri. Nuk ka me kë të ndajë fajin. Thotë shikoni çfarë ka bërë Meta, Berisha dhe pellazgët. Sa i takon raportit të Metës me drejtësinë. Ka qenë i hapur dhe i drejtpërdrejtë. Ilir Meta kur nuk i është shmangur drejtësisë, që nga viti 92’.

Ylli Rakipi: Ju e konsideroni drejtësinë të kapur…

Meta: Ai pse ka ankthe nga drejtësia e vetë? Unë kam frikë nga e vërteta dhe ligji. Nuk kam frikë nga abuzimi me pushtetin. Kur nuk kisha frikë 22 vjeç, kur ishte doktori. Dhe më kërcënonin. Ky thotë të përgjigjet Ilir Meta. Meta nëse ka ndonjë gjë që mund të përgjigjet, janë fasadat e Edi Ramës në ministrinë e Kulturës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...