Oficeri i arrestuar nga SPAK, Palushi bënte “vettingun” e gjyqtarëve

Premte, 20 May 2022 11:10

 

Personi në rreth, i identifikuar nga mediat si Leonard Palushi

 

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Lezhës, Leonard Palushi, i arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK-ut, “Golden Bullet”, ku u goditën disa grupe kriminale, më herët ka pasur një detyrë shumë të rëndësishme në Elbasan-atë të mbledhjes së informatave për përfshirjen në korrupsion të gjyqtarëve dhe prokurorëve që ishin në Veting.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Policia e Shtetit njoftuan mesditën e së Enjtes (19 maj 2022) se kanë arrestuar 18 persona, mes të cilëve edhe efektivin Palushi.

Ai dyshohet se ka dekonspiruar operacionet policore për llogari të anëtarëve të grupeve kriminale.

Dy vjet më parë, “Boldnews.al” ka raportuar për përfshirjen e Palushit në një “detyrë specifike”, atë të mbledhjes së informacioneve kompromentuese mbi zyrtarët e sistemit të drejtësisë.


A ka frikë Ilir Meta nga SPAK? Ja ç´thotë Presidenti
Oficerët Leonard Palushi dhe Bedri Hasanaj, së bashku me drejtues të tjerë të uniformave blu, ishin ngarkuar nga Drejtori i Policisë së Qarkut në atë kohë, Arjan Muça, për të raportuar mbi vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që u duken si korruptive.

Redaksia siguroi në atë kohë mesazhin që drejtori Muça u ka dërguar vartësve të tij, në një grup në “Whatsapp”.

Në mesazhin e drejtorit të Policisë, të siguruar nga “Boldnews.al”, thuhet:

“Të nderuar shefa! Deri në orën 14 të ditës së sotme, duhet të dërgoni me shkrim në adresën e Leonard Palushit, problematikat që keni pasur me prokurorët dhe gjyqtarët, lidhur me vendime që ju i dyshoni si korruptive për 5 vitet të fundit, duke dërguar çështje konkrete dhe emrin e prokurorit apo gjyqtarit. Detyra duhet realizuar me seriozitet dhe korrektësi. Flm!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...