‘I vetmi që mund ta rindërtojë’/ Berisha i premton Budinës: Teatri Kombëtar do të ngrihet siç ishte

Premte, 20 May 2022 14:08

 

Dy vite pas shembjes së Teatrit Kombëtar, regjisori Edmond Budina tha se ata janë tradhtuar nga Lulzim Basha.

Budina tha se i vetmi që mund ta rindërtojë Teatrin Kombëtar është Sali Berisha.

“Alternativa e vetme për të rrëzuar këtë pushtet mafioz është Sali Berisha. I vetmi që mund të sjellë një ndryshim në Shqipëri dhe mund të ndërtojë Teatrin Kombëtar. Kërkesa jonë është të ndërtohet Teatri aty ku ishte, ashtu siç ishte. Duhet një dorë e fortë me protesta, me një opozitë aktive, Berisha po e bën mirë punën e tij,” tha Budina.

 

 

Ndërkohë lideri historik demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj Budinës në konferencën e përjavshme për mediat.

 

Berisha e vlerësoi Budinën për rezistencën e tij, ndërsa theksoi se Teatri Kombëtar do ngrihet siç ishte.

“Teatri Kombëtar do të ndërtohet një për një, siç ka qenë projekti, me të njëjtin material, me të njëjtën fortë, me të njëjtën arkitekturë, aty ku ka qenë. Ajo ishte një ndërtesë dinjitoze, një dëshmi e një akti hajdutërie të paimagjinueshëm.

Ky vend, ky shtet i kapur bëri ligjin Fusha, bëri gjithçka duke dëshmuar se sa të shpëlarë në rrafshin kulturor janë këta drejtues. I shkatërruan vendit dhe kombit një thesar. Por siç janë informuar, materialet e ndërtimit kanë qenë shumë të mira, prodhohen edhe sot. Projekti ekziston dhe teatri do ngrihet siç ka qenë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...