Farsa për 'Presidentin'/ Alibeaj zhgënjehet nga Balla: E dija që do më keqpërdorte! Lutja për Ramën

Premte, 20 May 2022 16:50

 

Griset pas 48 orësh pseudo-marrëveshja Balla-Alibeaj, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Pas disa takimeve dhe tryezave boshe, sot PS doli me qëndrim final se nuk do të japë votat për asnjë nga kandidaturat e Enkelejd Alibeajt.

 

Rezultoi ashtu siç edhe u nis, një farsë e vërtetë, pa asnjë produkt, por vetëm keqpëdorim politik të atyre që pretendojnë se përfaqësojnë opozitën.

 

Duke u ndjerë i keqpërdorur nga Taulant Balla dhe Elisa Spiropali, Enkelejd Alibeaj doli në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit për të thënë se ishte i zhgënjyer nga dredhitë e kreut të grupit parlamentar socialist.

 

Duke parë Edi Ramën si 'shpëtimtar', që mund ta nxjerrë nga bataku i poshtërimit, Alibeaj i bëri thirrje kryeministrit që të mbajë premtimin kur është shprehur se presidenti do të ishte i opozitës dhe se ata duhet të vinin me propozime konkrete, me emra.

"Rama na premtoi se presidenti do të ishte i opozitës, në një proces konsensual. Nuk jam shumë i lumtur që dolën parashikimet e mia, do të isha më i lumtur t'ju jepnim presidentin shqiptarëve, jashtë anësive politike. Ne kemi qenë seriozë gjatë gjithë këtij procesi. Që të kishte një emër, do të duhej që ky emër të ishte propozuar nga ne. Dhe ai të kishte nënshkrimet e përbashkëta si shenjë mbështetje e përbashkët dhe do të kishim Presidentin e Republikës. Pse ndodhi? Panë emrat dhe panë që asnjë nga ata nuk mund ta peshkonin dhe ikën me 'bisht ndër shalë'", tha Alibeaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...