‘Një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit’/ Berisha: Rama shpenzoi 2 miliardë euro për rrasa guri

Premte, 20 May 2022 20:13

 

Nga qyteti i Vlorës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u ndal te abuzimet e qeverisë. Ai theksoi sidomos abuzimet me projektin e Rilindjes Urbane.

“Borxhi ka shkuar në 107 përqind. Ku shkuan këto para? U shndërruan në rrogë, në pensione, në shërbime shëndetësore moderne, në shkolla moderne apo në rrugë? Të gjitha, shumica dërrmuese u shpërdorua dhe u vodh. Kjo qeveri nuk ka asnjë kontroll nga qytetarët, asnjë interes nga qytetarët.

A nuk është ky një shkelmim i interesit tonë kombëtar?

Kjo është më shumë se kurrë që ne t’i dalim zot interesit tonë kombëtar, se ne nuk duhet të pranojmë kurrë një politikë të tillë.

 

Pse unë u bëj thirrje që të shohim në këtë nivel? Sepse nëse nuk shohim në këtë nivel, do shkojmë poshtë e më poshtë. Sepse vetëm kështu mund të ngrihemi si misionarë, të përballemi me këtë qeveri, të ecim përpara me misionin tonë dhe të çlirojmë vendin që në shumë aspekte sillet si një pushtues i huaj.

Një qeveri që arreston 38 mijë qytetarë për faturat e ujit dhe dritat, se nuk ndodh në botë që të arrestohet kush për fatura, ky e bën këtë që të ngulisë frikën te qytetarët. Diktaturat e bëjnë këtë sepse e dinë se qytetarët sundohen vetëm me frikë.

Ai përdor urinë, kurse vetë shëtit me avion në dispozicion. Çdo udhëtim nga 150 deri në 300 mijë euro. Edhe sot, në kulmin e kësaj krize, kur qytetarët e marrin vajin tre herë më shtrenjtë se disa muaj më parë, kur qytetarët e blejnë naftën dy-tre herë më shumë se në SHBA, ku të ardhurat për frymë janë 30 herë më të larta, sot vazhdojnë dhe 7 milionë euro nga fondi rezervë i japin për ahengje për Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës.

Çdo shqiptar duhet ta pyesë Edi Ramën se kur u bëre kryeministër, kishe 200 milionë euro të fshehura, nuk i përgënjeshtrove këto. Çdo qytetar duhet ta pyesë, si mund të shpenzosh 2 miliardë euro në rrasa guri për sheshet e qyteteve. A ka abuzim më të madh se kjo?

Ua them këtu, Rruga e Kombit, në lëvizje materialesh, shkëmbinjsh, dheu, beton, ura, tunele, është trefishi i kaskadës së Drinit në vëllim. Ka kushtuar 1.2 miliard euro. Kurse rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër na kanë kushtuar 2 miliardë. Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...