Voton Berisha: Proces historik, asgjë nuk e ndal misionin e demokratëve

Diel, 22 May 2022 11:07

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, votuan sot në selinë blu në zgjedhjet që mbahen për kreun e PD-së.

Pasi votoi, Berisha përcolli një mesazh për demokratët dhe shqiptarët.
"Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë".

“Uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë. Të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan

Theksova se ky është një proces historik jo vetëm për PD-në, por për mbarë Shqipërinë, sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie, me votën e tyre,” tha Berisha.

Berisha u pyet se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata e Apelit merr një vendim të kundërt nga ai që pritet.

“Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë,” tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...