A i kërkoi falje Ilir Metës për djegien e mandateve? Flet Monika Kryemadhi

Diel, 22 May 2022 21:58

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka rrëfyer marrëdhëniet e saj me Ilir Metën, si president.

Ajo zbuloi se te bashkëshorti i saj vlerëson burrërinë, në kuptimin e mentalitetit, forcës së mendimit dhe tolerancës, virtyte që siç tha nuk e gjen shpesh tek njerëzit.

 

 

 

Kryemadhi tregoi se përplasjet mes tyre kanë të bëjnë me politikën dhe jo familjen dhe me sinqeritet tha se në debate gjithmonë ka fituar Iliri.

 

 

Kryetarja e LSI tregoi se përplasja më e madhe mes tyre ka qenë për djegien e mandateve, teksa zbuloi se i ka kërkuar falje Ilir Metës, një falje që sipas saj, nuk ka më vlerë.

 

“Kam kërkuar falje, por falja ime nuk ka më asnjë vlerë. Është gabimi im politik. Emocionet dhe euforia nga të gjitha anët bënë që të tregohesha pak mendjelehtë”, tha Kryemadhi.

“Pas djegies së mandateve besueshmëria e tij politike tek unë është zero”, shtoi kryetarja e LSI.

Ajo e cilësoi Ilir Metën si një politikan që i duhet politikës shqiptare, ndërsa si bashkëshort e cilësoi si të jashtëzakonshëm.

Nëse nuk do të merreshin me politikë, e vetmja gjë që Monika Kryemadhi do t’i kërkonte Ilir Metës, do të ishin pushimet e vërteta familjare.

Kryetarja e LSI tha se pas korrikut, Ilir Meta do të ketë axhendë aktive, duke theksuar se ai është një politikan që iu jep besim dhe mundësi të gjithëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...