Butrinti/ Berisha: Korrupsion madhor nga Rama! Ministrja Margariti anëtare bordi me avokaten që bëri marrëveshjen

Hënë, 23 May 2022 18:11

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi nga foltorja e Kuvendit koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Berisha tha se Edi Rama ka planifikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Sillës, gjithashtu resorte të mëdha në gjirin e manastirit. Ndër të tjera Berisha theksoi se Edi Rama nuk e bën për gjë tjetër veçse për të kënaqur ambicien e tij korruptive.

“Thellësisht të mbrojtura dhe studiuesit besojnë se aty kanë strofullat e tyre nënujore edhe foka mesdhetare. Tek zona nënujore dhe tek e bregut ka objekte arkeologjike të një vlere të paçmuar.

Ka zona rekreative, siç është manastiri i kishës për të cilën u diskutua. Ku qëndron shkaku, problemi themelor i kësaj marrëveshje.

Çfarë ka bërë Edi Rama në këtë rast? Edi Rama duke shftyrëzuar një plan menaxhimi të zonës, ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Sillës, ka parashikuar të ndërtojë resorte të mëdha turistikë në zonën e gjirit të manastirit.

Nuk u takonte ju të shndërroheshit në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambicien e tij të pafundme korruptive.”-tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se kjo është një nga marrëveshjet më korruptive në histori.

“Avokatja që ka bërë kontratën, është bërë anëtare e bordit. A ekziston konflikti i interesit? Shteti ka vetëm dy vetë, ministren dhe një të departamentit të arkeologjisë.”-deklaroi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...