Berisha: Policët, të droguar dhe vrasës! Të dorëhiqet Çuçi i familjes

Tuesday, 24 May 2022 10:31

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas skandaleve të rënda të mbrëmjes së kaluar, kur një polic vrau kolegun e tyre, kurse një tjetër plagosi një qytetar.

POSTIMI I PLOTE

Policët, të droguar dhe vrasës! Ekzekutojnë policin në komisariat dhe plagosin qytetarin në Kombinat!

 

Të dashur miq, mbrëmjen që kaloi, dy policë të droguar, vrasës, në dy ngjarje të veçanta, shkrehën armët e tyre dhe vranë një polic e plagosën një qytetar.

Kështu, në ambientet e komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit të tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.

Kurse në Kombinat, një polic i droguar i FNSH-së gjuajti me revole dhe plagosi një qytetar, për të cilin thuhet se kishte probleme të paaftësisë mendore.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të ndjerë dhe uruar shërim të shpejtë qytetarit të plagosur, dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të banditëve me uniformë si dëshmi flagrante e drogimit dhe degradimit të policisë së narkoshtetit.

Këto akte dëshmojnë shkallën ekstreme të kriminalizimit të narkopolicisë nga Edi Rama dhe partia e tij, ministri i familjes dhe klani i tij.

Ndaj kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të familjes Çuçi, përgjegjës direkt politik për aktet e përsëritura vrastare të narkobanditëve me uniformë.

PS: Video është bërë në Komisariatin Nr. 3 pak çaste pas ekzekutimit të të ndjerit, Çaush Saliasi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...