Berisha: Narkopolicia Rama-Çuçi keqtrajton fotoreporterin, i fshiu fotot e dhunës ndaj tifozëve dhe qytetarëve

E mërkurë, 25 May 2022 12:24

 

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka dënuar dhunën policeske ndaj mediave gjatë mbrëmjes së djeshme në konfrontimin e policisë me tifozët italianë dhe holandez.

Sipas Berishës, narkopolicia Rama-Çuçi ka keqtrajtuar fotoreporterin në detyrë të agjensisë LSA, ku i ka marrë mjetin e punës, aparatin fotografik në të cilin kishte fiksuar skena të brutalitetit të paparë të narkopolicëve ndaj tifozëve dhe qytetarëve, dhe i fshiu të gjitha fotot e skenave të dhunës antiligjore dhe krimit shteteror të fallangave të narkos-ve me uniformë’.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Stop dhunes policeske brutale ndaj mediave!

 

Te dashur miq,

Narkopolicia Rama-Çuçi keqtrajton fotoreporterin ne detyre te agjensise LSA.

Ajo i mori foto-reporterit perdhunisht mjetin e punes, aparatin fotografik ne te cilin kishte fiksuar skena te brutalitetit te papare te narkopoliceve ndaj tifozeve dhe qytetareve, dhe i fshiu te gjitha fotot e skenave te dhunes antiligjore dhe krimit shteteror te fallangave te narkos-ve me uniforme.

I shpreh solidaritetin tim te plote reporterit te dhunuar ne krye te detyre te agjensise LSA.

Denoj me ashpersine me te madhe keqtrajtimin e fotoreporterit ne detyre nga narkopolicia dhe ju bej thirrje te gjitha agjensive dhe organizatave kombetare dhe nderkombetare te mbrojtjes se mediave te denoncojne Edi Ramen dhe narkopolicine si nder dhunuesit me kryesore te lirise se mediave ne Europe

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...