Vrasjet, Berisha: Droga është bërë normë në Polici, Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës

Premte, 27 May 2022 13:25

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pranoi sot se këta muaj pa protesta nga demokratët, kanë qënë kohë e humbur për PD-në, por se kjo parti e ka pasur të domosdoshme që ta shfrytëzonte këtë periudhë për riorganizimin e saj. Ai theksoi gjatë konferencës së sotme për shtyp se një arsye e fortë për protestë kanë qenë dy vrasjet e fundit të kryera nga policë të drogës.

Për mosfillimin e protestave, Berisha tha: “Është procesi që po kalon Partia Demokratike, një proces i domosdoshëm, jetik për rithemelimin e saj dhe asgjë tjetër. Keni shumë të drejtë, është një kohë e humbur për protesta. Mund t’ju them ju se mjafton dy vrasjet e fundit nga policë të droguar, njeri u ekzekutua brenda në komisariat, tjetri me probleme të shëndetit mendor, që s’kishte pasur agresivitet asnjëherë, të dy të droguar.

Droga është bërë normë në polici dhe Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës, gjëja më absurde, më kriminale, më e paimagjinueshme dhe faktikisht të dy vrasjet janë të lidhura me drogën. Ndaj dhe ne ...Nuk do të mbetet pa u dëgjuar edhe fjala jote për protesta. Po, po.”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...