E konfirmon familja/ Ndahet nga jeta Presidenti Bujar Nishani

Saturday, 28 May 2022 15:23

 

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar për SYRI.net nga familja e presidentit Nishani.

Ish-Presidenti Bujar Nishani prej kohësh mbahej në jetë nëpërmjet aparaturave pasi ndodhej në terapi intensive

Nishani vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Nishani kaloi pak kohë më parë më parë COVID-in dhe u trajtua në kushte shtëpie, dhe pas pak ditësh iu shfaqen komplikacione post-Covid.

Ish-kreu i shtetit shqiptar u shtrua si fillim në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, por me kërkesë të të birit (student mjekësie në Gjermani) ai u dërgua më 21 prill aty për të qenë nen survejimin e mjekëve gjermanë.

Bujar Nishani ishte 55 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.

Më herët ai kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...