Zgjidhet Kryesia e re e PD, kush janë 20 anëtarët që fituan me votë

Saturday, 28 May 2022 20:10

 

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike.

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në selinë e PD për zgjedhjen e Kryesisë së re, ku nga 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, kanë marrë pjesë në votim 227 prej tyre.

Këshilli Kombëtar votoi për zgjedhjen e 20 anëtarëve të Kryesisë. 14 do të jenë burra dhe 6 gra.

 

 

Belind Këlliçi rezulton më i votuari me 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota. Në Kryesinë e PD rikthehet edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

 

Nga gratë, më e votuara është Fatbardha Kadiu me 141 vota, e ndjekur nga Ina Zhupa me 126 vota dhe Jozefina Topalli 118 vota e cila gjithashtu rikthehet në Kryesinë e Partisë Demokratike.

Emrat e fituesve burra dhe votat:
1.Belind Kellici - 192
2. Flamur Noka - 166
3. Oerd Bylykbashi - 148
4. Ervin Minarolli - 137
5. Luciano Boci - 128
6. Agron Shehaj - 123
7. Luan Baci - 121
8. Grigels Mucollari - 116
9. Gent Strazimiri - 100
10. Enno Bozdo - 96
11. Keltis Kruja - 91
12. Arben Ristani - 90
13. Aldo Bumci - 89
14. Florion Mima - 88

6 anëtaret gra të Kryesisë së PD dhe votat përkatëse:
1.Fatbardha Kadiu - 141 vota
2. Ina Zhupa - 126 vota
3. Jozefina Topalli - 118 vota
4.Edit Harxhi - 85 vota
5.Mimoza Hajdarmataj - 78 vota
6.Eleina Qirici - 75 vota

 

Në mbledhjen e ardhshme, Këshilli Kombëtar i PD do të zgjedhë dy nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Një prej emrave që ka konfirmuar kandidimin për numrin dy të selisë blu, është deputeti Oerd Bylykbashi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...