Kryeqendrat e degradimit tonë politik!

Diel, 29 May 2022 21:46

 

Nga Kim Mehmeti - 29/05/2022

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona jo se nuk ka politikanë të mençur, por shumica e tyre janë të pamoralshëm dhe nuk kanë njerzillëk. E të urtit kanë thënë se nga një i mençur të pamoralshëm nuk mund të bësh asgjë më shumë se sa një intrigant të shkathtë.

Pastaj nëpër shoqëritë shqiptare jo se nuk ka njerëz të ditur, por shumica e tyre shtiren se nuk e dinë që një shtet nuk shkatërrohet atëherë kur korruptohen politikanet, por kur prishen peshoret me të cilat maten vlerat njerëzore.

Duke qenë shoqëri ku vlerësohet paketimi, e jo përmbajtja në të, ne edhe erdhëm këtu ku jemi sot: që populli të mos jetë asgjë e burrështetasit çdo gjë, që Tirana të bëhet kryeqytet i degradimit politik ku rrënohet Tetari Kombëtarë dhe presidenti votohet pa u votuar, që Prishtina të bëhet kryeqendër ku më të zëshëm janë ata që e luftojmë të shkuarën që na la të ‘prapambetur’ e na ‘shkëputi’ nga krishterimi perëndimorë, ndërkaq Shkupi shqiptar u bë qendra e injorancës politike shqiptare.

 

Po pra, kryeqendrat e ‘Shqipërive’ tona u bënë pasqyrë ku shihet fytyra e atyre që nuk e kuptojmë se vetëm ai qe nuk e njeh fatkeqësinë e popullit të vet, mund të jetë, për shembull, kryeministër arrogant si ky që e ka Shqipëria.

Dhe ato kryeqendra u bënë edhe simbol i shoqërive që prodhojnë shumë amoral, i shoqërive ku është harruar ajo që e kanë dëshmuar shekujt dhe e kanë thënë dijetarët: se shthurja seksuale dhe mosbesimi në Zot, janë shenjat e pare se një shoqëri kalbet.

Apo thënë ndryshe: se nuk kanë të ardhme shoqëritë e drejtuara nga njerëzit që nuk frikësohen nga asgjë, që çdo gjë e matin nëpërmjet interesit personal, pa mbajtur llogari nëse atë interes e realizojnë duke bërë diçka të mirë për popullin e vet, apo duke e dëmtuar interesin kolektiv

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...