Kryesia e re e PD/ Manjani: Si po hedhin helm nëpërkat e AliBashës

Diel, 29 May 2022 21:50

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër për shkrimet në media lidhur me zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Manjani i cilëson ato si nepërka të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, ndërsa deklaron se anëtarët e Kryesisë u zgjodhën nga votat e demokratëve dhe jo nga Sali Berisha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai thotë se nepërkat po hedhin helmin e pushtetit për një debat që nuk na çon askund.

Ja postimi i plotë:

Sinqerisht nuk e kuptoj këtë helmin me titull "ç'janë këto që u zgjodhën"?!

Janë të zgjedhur pra. Ç'duhet të jenë më shumë?!

Rregulli është kush merr më shumë vota mandatohet. Kaq e thjeshtë është.

Tani me kë e kanë helmin nërpërkat, rrogëtarët e përhetshëm?! Me ato që janë zgjedhur apo me ato që i zgjodhën?!

Nëpërkat e AliBashës hedhin helmin e pushtetit nga shishja me logo "fajin e ka Saliu".

Po vërtetë, ç'faj ka Saliu që demokratët votojnë dhe zgjedhin atë që duan?!

Po të kishte në dorë ti emëronte Saliu dhe nuk e bëri, do ta kuptoja llogjikën e helmit, por kur mandatet i jep vota ska vend kjo llogjikë.

Nejse, por debati mbi personat nuk çon askund. Helmi ndaj tyre çon në greminë.

Askush në këtë botë nuk është perfekt, kjo vlen më së pari për ata që hedhin helm personal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...