Europol, për furnizimet me armë/ "Të evitohen situata si në Ballkan"

Hënë, 30 May 2022 09:40

 

Autoriteti europian i policisë, Europol, është i shqetësuar se armët që këto kohë nga Bashkimi Europian po shkojnë drejt Ukrainës në plan afatgjatë mund të bien në duar të gabuara. "Një kohë lufta do të marrë fund. Ne duam që të pengojmë një situatë si para 30 vjetësh në luftën e Ballkanit. Armët nga kjo luftë ende edhe sot përdoren nga grupet kriminale", është shprehur drejtoresha e Europolit, Catherine de Bolle në intervistë për gazetën gjermane "Welt am Sonntag".

 

Europol, për furnizimet me armë/ "Të evitohen situata si
Katerinë de Bole
Lëvizje të fshehta terroristësh mes Ukrainës e BE-së

Për këtë arsye Europol planifikon që të krijojë një grup ndërkombëtar, që të zhvillojë strategji për të vepruar në këtë situatë si ajo e luftës në Ukrainë. Nga ana tjetër, Europol vëren edhe aktivitete të fshehta lëvizjeje mes Ukrainës dhe BE-së të personave të njohur terroristë, ekstremistë dhe të gatshëm për dhunë, është shprehur De Bolle.

"Situata është tepër dinamike dhe e fragmentarizuar, dhe ne marrim shifra të ndryshme nga partnerët europianë", ka thënë drejtoresha e policisë europiane. Aktualisht Europol ka regjistruar edhe një rritje të sulmeve kibernetike në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Europol po ashtu ka paralajmëruar një rritje të ndjeshme të dhunës në rrugët europiane. Drejtoresha e Europolit në bisedë me "Welt am Sonntag" bën fjalë për një "nivel të dhunës në rrugët europiane, që nuk e kemi parë kurrë më parë. Deri tani e dinim këtë nga Amerika Latine"./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...