Flamujt në gjysmështizë: Sot ceremonia shtetërore e varrimit të ish-Presidentit Nishani

E Enjte, 02 June 2022 08:33

 

Sot zhvillohet seremonia shtetërore e përcjelljes për në banesën e fundit, të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, i cili ndërroi jetë më 28 maj në një spital në Gjermani.

Flamujt në të gjithë institucionet shtetërore janë ulur në gjysmështizë. Në orë 10:00-12:00 do të zhvillohen homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit

Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Atje do të mbahet ceremonia e varrimit dhe fjalimet e lamtumirës. Në fund, dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani.

Dje, Presidenti Ilir Meta i akordoi z. Nishani, dekoratën e Flamurit Kombëtar.

 

"Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore,- njoftoi Presidenti, - për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe europian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, i akordova sot ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, "Dekoratën e Flamurit Kombëtar", më të lartën e shtetit shqiptar.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...