Rrjeti tallet me gazetarin: Meta ka porositur vrasjen e John Kennedy!

Premte, 03 June 2022 09:17

 

Një deklaratë e gazetarit të kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka ndezur rrjetin.

Mbrëmjen e të enjtes gazetari tha se kishte dëgjuar që i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani të ketë thënë para SPAK se presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e një personi.

 

Menjëherë pas kësaj deklarate reagimet në rrjet kanë qenë nga më të ndryshmet.

 

Me jo pak ironi, spikat një postim i analistit Hysni Gurra i cili shkruan se Meta ka porositur vrasjen e ish-presidentit të SHBA, John Kennedy, bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit.

 

Image

Me nota tallëse ka reaguar edhe avokati i njohur Genc Gjokutaj i cili shkruan se sa herë që Rama është në hall, Ilir Meta porosit nga një vrasje.

"Po i therras kujteses dhe me rezulton se sa here qe Edi Rama ka nje hall Ilir Meta porosit nga nje vrasje! Dhe ky rezultat me perforcohet kur e thote Artan Hoxha “e verteta“ absolute ne studion e Fevziut ku nuk eshte genjyer asnjehere!"

Image

Aktivistja Adriana Kalaja shkruan se deklarata e Artan Hoxhës është me porosi të Edi Ramës, për të shmangur vëmendjen nga kriza e çmimeve.

"Minjtë e pusetave e ndjejnë tërmetin. Nafta 2 500 lekë dhe këta hedhin shashka në treg. Njëri thotë Meta ka porosit këtë vrasje e tjetri thotë Berisha këtë. I njëjti lajms. Toma di ta hapi qesen. Sidomos me palogazetarët. Me ata që shesin edhe dëshmitarët. Pavarësisht se bie brënda për kallëzim të rremë. Di gjë Edvin Rama kush e ka porosit vrasjen e John Lennon? Sa i parashikueshën je bërë o RamZI. Të paktën Kristaqi kur porosiste vrasje, vinte firmën", shkruan Kalaja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...