'Meta urdhëroi vrasje'/ SPAK përgjënjeshtron Artan Hoxhën: Dumani s'e ka përmendur

Premte, 03 June 2022 14:13

 

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë pretendimet e gazetari Artan Hoxha se presidenti Ilir Meta kishte udhëruar një vrasje. Bëhet fjalë për vrasjen e Aleksandër Nokës, vëllait t ëish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Noka.

Sipas SPAK, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani nuk e ka përmendur kurrë në dëshminë e tij presidentin Ilir Meta. Ndaj kërkon që gazetarët të kërkojnë më shumë kujdes lidhur me ngjarjen.

“Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

 

Artan Hoxha: Dumani dëshmoi se Ilir Meta urdhëroi vrasjen e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka
Reagimi i plotë i SPAK:

 

Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit).

Dje, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se urdhrin për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllain e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, e ka dhënë Presidenti Ilir Meta. I pranishëm në studion e “Opinion”, Hoxha rihapi dosjen e vitit 2017. Ai tha se zanafilla për këtë konflikt ka para fushtës elektorale në vitin 2017, por vrasja është kryer gjatë saj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...