Berisha: Të mblidhen me urgjencë kryesitë dhe grupseksionet e PD! Nesër Rama zgjedh kukullën e tij

Premte, 03 June 2022 18:01

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të nisin mbledhjet e kryesive të degëve lokale dhe grupseksionet, për të diskutuar situatën në të cilën ndodhet vendi.

Gjithashtu, Berisha foli edhe për zgjedhjen e presidentit të ri, institucion i cili nga dita e shtunë do të jetë nën kontrollin e Edi Ramës.

Përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha se Rama do të zgjedhë nesër kukullën e tij, duke shtuar se kryeministri ka shtënë në dorë 100% të pushtetit.

"U bëj thirrje kryetarëve të degëve të PD të mbledhin me urgjencë kryesitë, grupseksionet dhe të zhvillojnë një debat të hapur politik me to.

Ne kemi sot një anëtarësi me ideale të larta, me pjekuri të madhe politike, me përgjegjësi të madhe politike, të gatshme për t'iu përgjigjur çdo sfide.

Nesër Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri. Zgjedh kukullën e tij. Pra, zhvillimet janë dramatike. Por qëndrimi ynë duhet të jetë gjithashtu më i vendosuri, më i fuqishmi që kemi treguar ndonjëherë ndaj një regjimi armiqësor, autokratik, të inkriminuar nga i pari tek i fundit në këtë vend, siç është regjimi i Edi Ramës.

Unë kam besim të madh tek anëtarët dhe simpatizantët tanë se s'do pranojnë kurrë këtë plaçkitje të paskrupullt, të pangopshme të qytetarëve shqiptarë, s'do pranojnë kurrë këtë shkelmim para botës së qytetëruar të interesave jetike kombëtare të shqiptarëve. Ata që mohojnë gjenocidet janë kriminelë, ata shkelin ligje kombëtare dhe ndëkrombëtare, ndaj dhe ne duhet të ngrihemi sa më shpejt, dhemb për dhëmb deri në triumfin e interesit tonë kombëtare, të vlerave demokratike.

Në këto rrethana do t'i përgjigjemi me vendosmërinë më të madhe kushtrimit që buron sot nga shpirti, zemra e çdo shqiptari atdhetar që e do këtë vend", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...