Ambasada e SHBA në Tiranë i është bashkuar urimeve për zgjedhjen e presidentit të ri, Bajram Begaj.
Ambasada amerikane vlerëson kontributin e Begajt si Shef i Shtabit të Ushtrisë në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Mesazhi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona