Berisha: Liria e mediave në gijotinë! Shtypja e gazetarëve tipar i autokracisë së Ramës

Diel, 05 June 2022 19:00

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se nënshtrimi i mediave nga qeveria dhe kronikat orwelliane të gazetarëve të shtypur janë tipar thelbësor i autokracisë së Edi Ramës.

Berisha kujton inaugurimin e Parkut Zoologjik në Tiranë nga kryeministri Rama. Berisha shprehet se gazetari nga frika e Ramës dhe pronarit të tij nuk flet për parkun dhe banorët e tij, por duke shkelmuar profesionalizmin kthehet në shërbim të Ramës.

Statusi i plotë i Berishës
Liria e mediave ne gijotine! Nenshtrimi i mediave nga qeveria dhe kronika orwelliane te gazetareve te shtypur jane nje tipar thelbesor i autokracise se Edi Rames.

Ketu me poshte keni reagimin e forte te Prof Artan Fuges ndaj nje rasti tipik te kesaj dukurie, pasqyrimit që iu bë në media inaugurimit te Parkut Zoologjik në Tiranë nga kryeministri Edi Rama.

Ne kroniken e tij gazetari, nga frika e Edi Rames dhe pronarit te tij nuk flet per parkun dhe banoret e tij, kafshet e egra por duke shkelmuar profesionalizmin kthehet i teri ne sherbim te Old Mayer pra te Edvinit.

Ju ftoj ta lexoni statusin e Prof Fuges. sb
Postimi i plotë:
Uaaa çfarë gazetarie!!!
Nuk e le media gazetarin apo gazetaren të raportojë si duhet me profesionalizëm!
Imagjino edhe kur inagurohet Parku Zoologjik në Tiranë, media raporton se çfarë tha kryeministri!
O Zot, ku kemi rrëshkitur!
Po thuaj o gazetar a gazetare cfarë kafshësh ka? A ka kafshë të egra a të buta? A ka tigra, luanër, elefantër, pula, pata, ujq, gomerë, çfarë ka brenda?
Se mos ka edhe shpezë shtëpiake a dhi, dele, e lama se ajo nuk është ferma e kafshëve të Orwellit, por nuk është as vathë a qymez kooperative!
Sa kanë kushtuar?
Ku i kanë gjetur?
Sa vende pune hapen?
Sa lekë është bileta?
Sa na kushton mbajtja?
Me çfarë do t’i ushqejnë?
Sa respektohen të drejtat e kafshëve?
A përfaqësohet e gjithë bota e faunës shqiptare, po ballkanike?
Këto na thuaj a derëbardhë, lërini propagandat t’i bëjë tjetër kush! Raportoni për publikun!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...