Berisha: Gëbelsi i Putinit, Lavrov i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus

Hënë, 06 June 2022 14:37

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Sergei Lavrovit se ‘Ballkani i Hapur’ është një projekt që mbështetet fort nga Rusia.

Berisha shkruan në Facebook se Gëbelsi i Vladimir Putinit, i ka dalë zot këtij projekti.

 

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

 

Gëbelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus!

 

Pas ndalimit që i bëri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit të tij për të fluturuar në hapësirën ajrore të këtyre vendeve për në Beograd, Gëbelsi i diktatorit gjakësor Putin ju deklaroi mediave serbe se, ai po shkonte në Beograd për projektin e Ballkanit të Hapur.

Të dashur miq, kjo provon se Edi Rama, vasal i Aleksandër Vuçiç me Ballkanin e Hapur kërkon të vendosi Shqipërinë vendin anëtar të NATO-s, nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë.

Konkretisht Lavrov deklaroi per mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t'i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i Jashtëm rus.

Me këtë rast përshëndes përzemërsisht vendimet e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s për ndalimin fluturimit të avionit te ministrit të Putinit në hapësirën e tyre ajrore dhe dënoj me forcën më të madhe aktin antikombëtar, anti europian të Edi Ramës, mbështetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...