SPAK e vuri nën hetim, anëtarja e KPK-së vazhdon të marrë vendime

Hënë, 06 June 2022 20:21

 

Vënia zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, nuk e ka penguar anëtaren e KPK, Etleda Çiftja, të vijojë normalisht detyrën e saj.

Këtë të hënë, Çiftja, ishte pjesë e trupit gjykues që do të bëjë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu. Ndonëse seanca dëgjimore u shty për shkak të mungesës së avokates së Abdiut, nga kryesuesi i seancës nuk u relatua asgjë lidhur me situatën e re penale të anëtares Çiftja.

Javën e kaluar SPAK ngriti dy akuza ndaj anëtares së trupës që rivlerëson gjyqtarët e prokurorët, atë të “fshehjes dhe deklarimit i rremë i pasurisë” dhe “falsifikim i dokumenteve”. Nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme janë gjetur mangësi në deklarimin e bërë nga Çiftja në lidhje me pasuritë që zotëronte para se të bëhej pjesë e vetingut, si edhe për paraqitjen e një dokumenti të falsifikuar, një dëshmi për njohje gjuhe të huaj, kur aplikoi për në KPK.

 

 

Burime pranë SPAK thanë se njoftimi i akuzës për Çiften i është bërë me dije institucionit të KPK, ndërsa ky i fundit, nuk pranoi që për Çiften të jetë bërë ndonjë mbledhje për të vendosur për pezullimin ose jo të saj nga detyra.

 

Rasti i Çiftes duket i ndryshëm nga standardi i ndjekur nga Shkalla e Dytë e Vetingut, ku në dy raste të veçuara, kur anëtarët Luan Daci e Ardian Hajdari u morën nën akuzë nga SPAK, KPA vendosi pezullimin e tyre nga detyra deri në përfundim të procesit penal. /A2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...