Berisha: Lavrov dhe Soros, së bashku për 'Open Balkan'! Synohet shtrirja e influencës ruse në rajon

Tuesday, 07 June 2022 22:04

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sërish si projekt serbo-rus, "Ballkanin e Hapur", teksa në Ohër po zhvillohet takimi i radhës i Edi Ramës me Aleksandar Vuçiç.

Berisha thekson se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe manjati amerikan, George Soros, mbështesin nismën, e cila sipas tij ka për qëllim vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

'Open Balkan', shton Berisha, është projekt anti-NATO dhe anti-BE si dhe rrezikon destabilitetin në rajonin e Ballkanit.

 

Postimi
Sergei Lavrov and George Soros se bashku per Open Balkan!

 

Miq, Minishengeni i themeluar ne Novi Sad si Aleance trilaterale Beograd-Shkup-Tirane dhe me vone per te nderuar George Soros coo-frymezuesin e tij u quajt Ballkani i Hapur.

Ky projekt destabilizues per rajonin ka si qellim madhor vendosjen e hegjemonise serbe dhe influences ruse ne rajon.

Kete e konfirmoi dje haptas Sergei Lavrov, i cili pas anullimit te vizites se tij ne Beograd per shkak te bllokimit te hapesires ajrore per avionin e tij nga disa vende anetare te NATO-s deklaroi se:

“Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t'i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”.

Me kete deklarate ministri i diktatorit gjakatar Putin vetem sa konfirmon se Ballkani i Hapur eshte nje projekt ruso-serb, anti NATO dhe anti BE. Nuk kam patur asnje dyshim se Ballkani i Hapur eshte projekt ruso serb.

Por me kete rast rikujtoj gjithshtu se mbeshtetesi me i fuqishem i Ballkanit te Hapur eshte George Soros. Trashegimtari i tij Aleks Soros ka perfaqesuar te atin ne çdo samit duke filluar nga samiti i themelimit te tij ne Novi Sad e ne vazhdim deri sot ne Oher. Ne kete nisme gjeostrategjike anti BE dhe anti Nato, Lavrov dhe George Soros jane se bashku dhe kane qendrime identike! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...