Analistët amerikanë: Perëndimi të mos ndjekë axhendën Moskë-Beograd

E mërkurë, 08 June 2022 09:14

 

Dy ditë më parë, tre vendet fqinje të Serbisë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, detyruan anulimin e një vizite të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov në Beograd, duke mos lejuar kalimin e avionit të tij nëpër hapësirën e tyre ajrore.

Shefi i diplomacisë ruse fajësoi perëndimin për anulimin e vizitës ndërsa theksoi e askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.

"Ata mbase nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të marrëdhënieve më të shëndetshme dhe më të forta midis të gjitha vendeve të rajonit", tha të hënën ministri rus.

Analisti amerikan, Janusz Bugajski, tha se Kremlini e sheh "Ballkanin e Hapur" si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. “Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ndërsa analisti Edward Jospeh, shkroi se ashtu siç duhet falënderuar (Vladimir) Putinin për ringjalljen e NATO-s, duhet lavdëruar Sergey Lavrovin “që i dha puthjen e vdekjes Ballkanit të Hapur”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...