Berisha: Rama ndan pasuritë e Shqipërisë me oligarkët, shëndetësia e shkatërruar se ka mashtruar mjekët

E Enjte, 09 June 2022 20:03

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me intelektualët në qytetin e Elbasanit deklaroi se shërbimi shëndetësor është shkatërruar totalisht pasi mjekët kanë ikur masivisht.

Berisha tha se qeveria gënjen kur thotë se atyre do t’iu rrisë pagat, ndërsa shtoi se kërkon edhe t’i tatojë.

Kreu i selisë blu hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama teksa tha se ky i fundit ndan pasurinë me oligarkët.

 

“Këtu, sidomos nga COVID, po rrisim rrogat, po gënjejnë e po gënjejnë. Pra, tani do t’i tatojë këta. Nuk flet një fjalë për oligarkët, sepse ndan pasuritë me ta.

 

Nuk e ndan dot pasurinë me një mjek, arkitekt, inxhinier. Me ato oligarkët ndan pasurinë, tokat, detin, brigjet. A nuk janë këto kambana alarmi për ne intelektualët.

Sa më shumë të heshtim, aq më keq do ndihemi. E keqja më e madhe është ajo që vjen gradualisht. Çdo ditë përkeqësim.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...