144 vjet nga Lidhja e Prizrenit/ Berisha: Hodhi themelet e shtetit të ardhshëm shqiptar

Saturday, 11 June 2022 09:08

 

Sot shënohen 144 vite nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar këtë ditë të shënuar për historinë e kombit shqiptar.

 

Berisha shkruan në Facebook se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku u mblodh elita politike e katër vilajeteve të trojeve shqiptare, hodhi themelet e shtetit të ardhshëm shqiptar.

 

 

Postimi
144 vjetori i Lidhjes se Prizrenit

 

Te dashur miq, 144 vite me pare, me 10 qershor te vitit 1878, elita politike e kater vilajeteve te trojeve shqiptare, ne nje moment kritik per egzistencen e kombit, u mblodh dhe themeloi Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.

Lidhja u themelua per te mbrojtur trojet shqiptare te cilat me Traktatin e Kongresit te Berlinit copetoheshin dhe u jepeshin si shperblim disa shteteve nderkohe qe shqiptaret nuk pranoheshin si nje komb i veçante.

Lidhja zgjodhi Komitetin e saj Qendror te kryesuar nga Iliaz Pashe Dibra, dhe krijoj ushtrine e Lidhjes per te mbrojtur trojet shqiptare. Me vone Lidhja krijoi edhe qeverine e pare shqiptare te drejtuar ne nga Ymer Pashe Prizreni.

Promotor i organizimit te Lidhjes dhe veprimtarive te saj kombetare dhe nderkombetare, si dhe nje nder udheheqesit kryesore te saj ishte Abdyl Bej Frasheri.

Lidhja e Prizrenit me organet dhe veprimtarine e saj hodhi themelet e shtetit te ardhshem shqiptar. Ajo u provoi fuqive te kohes se kombi shqiptar jo vetem egzistonte, por ishte i vendosur te mos pranonte copetimin e trojeve shqiptare e ti mbronte ato me arme ne dore.

Nderim dhe mirenjohje te perjetshme themeluesve dhe udheheqesve te Lidhjes se Prizrenit dhe luftetareve te saj qe luftuan dhe rane per mbrojtjen e trojeve shqiptare. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...